Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kukan uron Metën pas zgjedhjes së tij President i Shqipërisë

Deputeti i Parlamentit Evropian dhe ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Eduard Kukan, i ka dërguar një mesazh urimi Ilir Metës pas zgjedhjes së tij President i Republikës së Shqipërisë.

Kukan, sipas një njoftimi nga zyra për media e Kuvendit të Shqipërisë, shpreh bindjen se Shqipëria bëri zgjedhjen më të mirë dhe se Meta do të udhëheqë me mençurinë e tij politike popullin drejt te ardhmes evropiane që ai meriton.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më lejoni t’ju përgëzoj sinqerisht për zgjedhjen tuaj në postin e Presidentit të Shqipërisë. Nuk kam asnjë dyshim se me këtë zgjedhje Shqipëria bëri zgjedhjen më të mirë. Unë jam i sigurt se Ju do të përdorni përvojën tuaj të madhe dhe mençurinë politike për të udhëhequr popullin tuaj drejt te ardhmes evropiane që ai meriton”, shkruan Deputeti Kukan në mesazhin e tij drejtuar Presidentit Meta.