Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kujt i paguajnë qera partitë politike

Disa nga partitë më të mëdha politike në Kosovë që nga formimi i tyre janë vendosur në objekte të ndërmarrjeve shoqërore apo ndërtesa private në qendër të Prishtinës.

Për një kohë të gjatë të veprimtarisë se tyre, nuk është bërë e qartë se kujt ia kanë paguar qiranë – nëse kanë paguar fare. Në këtë hulumtim përmenden katër parti politike, PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Vetëvendosje.

​Selia qendrore e Partisë Demokratike të Kosovës, është e vendosur në Sheshin “Nëna Terezë” në qendër të Prishtinës. Objekti që shfrytëzon ky subjekt politik, sipas Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ka qenë në pronësi të Ndërmarrjes Shoqërore “Drithnaja”. Objekti nuk figuron i regjistruar në regjistrat kadastrale të Komunës së Prishtinës, në emër të pronarit të ri.

Selia kryesore e partisë tjetër, Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjendet në kompleksin ‘Qafa’ në Rrugën e UÇK-së në Prishtinë. As “objekti në emër të LDK-së, nuk figuron i regjistruar në regjistrat kadastralë të Komunës se Prishtinës”.

Edhe çështja e pronësisë së selisë ku ushtron aktivitetin politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ngre disa pyetje. Në regjistrat kadastralë, kjo pronë evidentohet në emër të Institutit për Hulumtime Shkencore në Bujqësi.

Edhe Auditorët gjejnë shkelje të mëdha në menaxhimin e financave nga partitë kryesore LAJMET E MBRËMJES Auditorët gjejnë shkelje të mëdha në menaxhimin e financave nga partitë kryesore

Partia tjetër parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje, selia qendrore e së cilës gjendet në rrugën Kasëm Haxhimurati në lagjen Arbëria në Prishtinë, është pronë private.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radion Evropa e Lirë