Blerim Kuçi nga AAK ka thënë se kandidatura e Ramush Haradinajt për kryeministër është një kundërpërgjigje më e mirë se Kosova nuk mund të udhëheqet nga tipat si Isa Mustafa e Behgjet Pacolli.
Muharrem Nitaj nga AAK-ja ka konfirmuar zyrtarisht se lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj është kandidati i koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër të vendit.
“Koalicioni i sotëm ka qenë një zgjidhje e imponuar. E kemi pasë të rëndësishme që një parti e madhe të rreshtohet për Ramush Haradinajn kryeministër”, ka thënë Nitaj.
Në anën tjetër, Nitaj ka thënë se qëndrimi për demarkacion do të mbetet i njëjtë.
“Qëndrimi për demarkacionin është ai që ka qenë gjithmonë. Marrëveshja ka qenë e dëmshme dhe këtë e kanë kuptuar edhe deputetët e PDK”, ka thënë Nitaj.
-
Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma
-
Publikohet lista e kandidatëve për deputetë nga koalicioni AAK-Nisma
-
Haradinaj: Kosova kërkon president të fortë, të gatshëm të ballafaqohet me Serbinë e Vuçiqin
-
Haradinajt i shtohet konkurrenca, LDK-ja po mendon për postin e presidentit
-
AAK-ja mbështet Hotin për kryeministër