Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK-ja mbështet Hotin për kryeministër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij do të mbështesë Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër të ri të vendit.

Pas një takimi me të propozuarin e LDK-së për kryeministër, Haradinaj ka thënë se nuk kanë diskutuar për ndarje të ministrive, por ka deklaruar se “në këto poste do të dërgohen profesionistë”.

“I dhashë besimin që edhe AAK i jep përkrahje një qeverie në këtë kohë të krizës pandemisë sa më shpejt një qeverie të udhëhequr nga Hoti”, ka thënë ai, raporton KP.

Sipas tij, procedura për formimin e qeverisë së re nuk do të marrë shumë kohë.

“Kjo mund të ndodhë për disa ditë, nuk mund të zgjasë me javë. Mund të ndodhë disa ditë, nuk mund të marrë më shumë se një javë kjo procedurë”, tha ai.

Krahas kësaj, Haradinaj tha se ka qenë e nevojshme formimi i një qeveri në këtë periudhë pandemie.

Artikuj të ngjashëm