Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KTV sjell ofertat që po u prezantohen tetovarëve nga kandidatët për zgjedhjet e së dielës

Kryetarja e Tetovës dhe kandidatja e BDI-së edhe për një mandat tjetër, Teuta Arifi, në Çarshinë e Epërme ka qëndruar në kuadër të fushatës, për të parë punën në një prej projekteve të nisura në mandatin e saj.

Projekti synon që këtë urë ta bëjë ta kalueshme edhe për vetura, derisa përmend se në fokus të mandatit të saj, ka qenë infrastruktura, raporton KTV.

Me punën e saj, pret që tetovarët t’ia besojnë edhe 4 vjetët e ardhshëm drejtimin e komunës qysh në rundin e parë.
 

Por, nuk pajtohen me vlerësimet e Arifit kundërkandidatët e saj.

Adnan Neziri, kandidati nga Aleanca për Shqiptarët, thotë se në katër vjetët e fundit është keqqeverisur me Tetovën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Neziri synon përmirësimin e shërbimeve publike, por ka në plan edhe ndërmarrjen e masave për ruajtjen e ambientit.

E në lagjen e njëjtë, pak orë ma vonë ka qëndruar edhe Bilall Kasami, kandidati i Lëvizjes Besa, që banorëve të Teqës u ka prezantuar programin për Tetovën.
Kasamit, njëherësh kryetar i kësaj Lëvizjeje, pretendon të përfitojë nga frustrimi i shqiptarëve me partitë politike në Maqedoni të dy dekadave të fundit.

Potencialin për zhvillimin e Tetovës, Kasami, thotë se do ta shfrytëzojë për uljen e borxhit të kësaj komune, që aktualisht vlerësohet në mbi 12 milionë.

Përveç Arifit, Nezirit e Kasamit, në garë për kryetar të Tetovës në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, është edhe Bardhyl Dauti nga Partia Demokratike Shqiptare.