Kryetarja aktuale e Tetovës, Teuta Arifi, ka pranuar publikisht humbjen në këto zgjedhje.
Ajo në një konferencë për shtyp nga Tetova ka thënë se nuk kemi arritur rezultat të mirë në këtë raund zgjedhor pasi kundër kandidati i saj udhëheq bindshëm në këtë qytet.
Arifi tha se qytetaret e Tetovës kanë zgjedhur tjetër udhëheqje për katër vjetët e ardhshme. Në fund të fjalimit ajo e ka uruar Bilall Kasamin e partisë BESA për fitoren.
Humbjen e ka pranuar edhe Idri Istrefi, kandidat i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën për Komunën e Strugës.
Kundërkandidat i tij në zgjedhjet e sotme komunale ka qenë kryetari në detyrë i Strugës, Ramiz Merko nga radhët e BDI-së.
“Ne dështuam. Ne luftuam kundër një qeverie të tërë me gjithë energjinë që kishim. Por duket se nuk ka mjaftuar për të mposhtur Strugën. Jeta Vazhdon. Bashkë me të dhe përpjekjet për të bërë më të mirën për Strugën, për brezat që do të vijnë. Ne do të analizojmë gjithçka ku kemi gabuar. Do të ketë një reflektim të thellë. Ky zhvillim nuk duhet të ndikojë në jetën e një strugani të thjeshtë. Por dua t’ju falënderoj për besimin dhe t’ju kërkoj falje që nuk mund të bëj më shumë”, ka shkruar Istrefi në Facebook./AlsatM/