Shumë njerëz kanë festuar vitin e ri në sheshet e kryeqytetit.
E, për sigurinë e tyre janë përkujdesur forcat e rendit, që këtë herë kanë qenë në numër të shtuar, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë gjitha patrullat jashtë kanë qenë të koordinuara me Qendrën e Komunikimit brenda Stacionin të Parë të Policisë në Prishtinë.
Plani policor për festat e fundvitit veç kishte filluar javë më parë.
Derisa vëzhgonin kamerat e sigurisë, zyrtarët brenda kësaj zyre nuk kanë qenë shumë të zënë deri në orën 11.
Pak më shumë se një orë para ndërrimit të moteve, numri i thirrjeve këtu në stacionin qendra në kryeqytet është kryesisht i vogël, por sipas komandantit ky numër zakonisht rritet në orët e mesnatës, saktësisht pak minuta para orës 12.
Përderisa kolegët brenda u japin udhëzimet, policët patrullues verifikojnë gjendjen në terren.
Pas kontrollit, ata raportojnë për gjendjen.
Në natën e ndërrimit të moteve, këtë herë ata patën mysafirë dy ministra, atë të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe atë të Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Dy ministrat, paraprakisht, vizituan edhe Qendrën Korrektuese për Femra dhe të Mitur në Lipjan dhe Brigadën e Zjarrfikësve në kryeqytet.