Një veturë e tipit Ford KA, me targa të rajonit të Ferizajt, ka shkelur rëndë rregullat e komunikacionit.
Një qytetar i shqetësuar, ka dërguar fotografitë në adresë të portalit Koha.net, duke treguar se ato i ka shkrepur një ditë më parë, në pikë të ditës. Në foto shihet se si vetura është kthyer në gjysmëhark mu mbi zebra.
Vendkalimi në rrugën “Gjorgj Bush”, mu përball shkollës fillore “Faik Konica” është ndër më të frekuentuarit në kryeqytet. Zyrtarë të Policisë së Kosovës shihen shpesh aty për të drejtuar komunikacionin, sidomos në kohën kur lëvizjet e nxënësve dhe të qytetarëve të tjerë janë më të shpeshta.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Tejkalim i parregullt e i rrezikshëm në autostradën Prishtinë - Ferizaj
-
Aksident në Prishtinë në afërsi të shkollës “Faik Konica”
-
Vetura zyrtare shkel rregullat në komunikacion
-
Në Ferizaj 5 shoferëve u pezullohet leja për 3 muaj, u kapën nga veturat inteligjente të policisë
-
Mjegull e dendur në rajonin e Ferizajt, Policia apelon për kujdes