Një veturë zyrtare është fotografuar sot teksa ka shkelur rregulla të komunikacionit, pasditen e së hënës në Prishtinë.
Një qytetar i cili ka fotografuar rastin ka treguar për Koha.net se vetura zyrtare i ka dalë përpara edhe pse ai ishte i pari në shiritin që po priste në semafor për kthesë në të majtë, te semaforët në afërsi të Katedrales.
Raste të tilla kur veturat dalin përtej zebrave dhe presin fare pranë kryqëzimit duke rrezikuar edhe të tjerët, në mënyrë që t’u ikin tollovive dhe pritjeve të gjata, ndodhin shpesh në kryeqytet, shkruan Koha.net.
Policia e Kosovës disa herë ka qëndruar pikërisht në këtë kryqëzim dhe ka dënuar dhjetëra shkelës të rregullave, por këtë herë dënimit i ka shpëtuar kjo veturë zyrtare.
{gallery}