Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kthimi i penguar i shqiptarëve në veri

Deklarata boshe të përfaqësuesve institucionalë po shihen thirrjet që shqiptarët në veri të mos i shesin pronat e tyre, të cilat tash e 17 vjet nuk po munden t’i shfrytëzojnë.

Qeveritë e deritashme me gjithë premtimet e shumta nuk kanë ndihmuar procesin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shqiptarët që jetojnë në veri të Mitrovicës po ballafaqohen me pengesa të vazhdueshme nga serbët lokalë, rreth rindërtimit të shtëpive të tyre.

Madje ka pasur edhe arrestime të tyre. Paralajmërimi i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për rindërtimin e shtëpive të rrënuara, është vetëm një nga premtimet e radhës të politikanëve nga Prishtina.

Ani pse Qeveria nuk u ka dalë në ndihmë, Veseli që është pjesë e koalicionit ka kërkuar nga qytetarët të mos i braktisin shtëpitë dhe pronat e tyre. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.