Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kthehet bora dhe i ftohti

Mot me borë, i vranët dhe i ftohtë po mban të mërkurën në Kosovë.

Vranësirat pritet që të jenë jostabile edhe të enjten, sipas Instutit Hidrometeorologjik të Kosovës, që ka njoftuar se të mërkurën dhe të enjten do të ketë edhe reshje shiu e bore në viset e ulëta, kurse në të lartat vetëm borë. Të enjten pritet të ketë edhe intervale me diell.

Rajoni i Dukagjinit pritet të ketë më shumë reshje, ndërsa pjesa tjetër me intensitet më të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.