Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditimit (AKA) ka reaguar ndaj akuzave që dje bëri Kolegji ISPE ndaj këtij institucioni.
Më poshtë po e japim të plotë reagimin e KSHC-së:
Në përgjigje të sulmeve nga Kolegji ISPE ndaj Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditimit (AKA) dhe autoriteteve arsimore në Kosovë, KSHC-së njofton publikun dhe deklaron se:
Në mbledhjet e 57-të dhe 58-të, KSHC-së ka marrë vendime për programet e suspenduara vitin e kaluar të një numri të institucioneve të arsimit të lartë për mungesë të personelit të kualifikuar akademik. Nga rreth 90 programe të suspenduara, institucionet kanë hequr dorë nga riakreditimi duke mos dërguar të dhënat për rreth 60 prej tyre. Nga pjesa e mbetur prej rreth 30 programeve, gjysma ka rifituar akreditimin, ndërsa për gjysmën tjetër është tërhequr akreditimi sepse nuk kanë plotësuar as kushtet minimale të kërkuara në kornizën ligjore që janë: së paku një mësimdhënës/e me kualifikim doktor në fushën përkatëse të programit të studimit për çdo 60 kredi ECTS, sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 9/2017.
ISPE kërkon nga krerët e shtetit që të ndërmarrin masa ndaj atyre që nuk ua akredituan programet
Edhe
KSHC-ja do të nisë vlerësimin e programeve për akreditim në tri fusha
Gjatë këtyre katër muajve prej emërimit nga ana e Kuvendit të Kosovës KSHC-së dhe stafi i AKA-së kanë funksionuar në kushte të rënduara, së pari për shkak të punëve të shumta për ri-anëtarësimin e Kosovës në institucionet evropiane të arsimit të lartë, dhe po ashtu për shkak të presioneve të shumta joparimore nga një numër i kufizuar i institucioneve të arsimit të lartë. Ky presion është ushtruar në forma të ndryshme, presion në portale ndaj anëtarëve të caktuar të KSHC-së, presion në takime të drejtpërdrejta me personelin dhe anëtarët e KSHC-së, kërcënime me akuza para organeve gjyqësore, denoncime të shpeshta në autoritetet arsimore e shtetërore, presion në medie dhe portale të afërta me institucione të caktuara e të tjera. Pos kësaj, KSHC është përballur edhe me një ushtruese të detyrës së drejtorit të AKA-së që duke synuar të lakojë ligjin në interes të kolegjeve të caktuara ka vepruar kundërligjshëm dhe ka shantazhuar anëtarët KSHC-në, rast ky të cilin AKA e ka proceduar në Policinë e Kosovës. KSHC bën të ditur se ky presion ka ardhur kryesisht nga një institucion privat i arsimit të lartë me bashkëpjesëmarrje të kohëpaskohshme të një apo dy institucioneve të tjera. Në këtë kontekst dëshirojmë të theksojmë se mbi 90 % e institucioneve janë angazhuar në mënyrë konstruktive dhe seriozisht në ngritjen e parametrave të cilësisë të nevojshme për akreditim konform dispozitave ligjore në fuqi.
KSHC në raportimin e tij para Komisionit parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport me datë 23. 07. 2017, ka shpalosur çështjet që kanë vështirësuar punën e KSHC-së, përfshirë këtu presionet joparimore dhe nevojat imediate për funksionim normal. Në këtë raportim KSHC ka bërë të qartë para komisionit, përfaqësueseve të BE, organizatave monitoruese dhe mediave, se asnjë mënyrë e presionit dhe shantazhit që është duke ndodhur nuk do mund të detyrojë KSHC-në në marrjen e vendimeve kundërligjore dhe jashtë standardeve të cilësisë për arsim të lartë, për çka ka marrë përkrahje unanime nga komisioni.
Për të gjitha institucionet publike e private të arsimit të lartë dhe për opinionin publik është me rëndësi të theksohet se KSHC është i obliguar të zbatojë dispozitat ligjore në fuqi. Dispozitat ligjore parashohin qartë që KSHC punon konform legjislacionit vendor (Ligji për Arsimin e Lartë Nr. 04/L-037 dhe UA 9/2017) dhe sipas Udhëzimeve e Standardeve Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ESG 2015). Ky kuadër ligjor nuk lejon arbitraritet në interpretim dhe vendime. KSHC është i përkushtuar të veproj sipas standardeve evropiane dhe të siguroj që Kosova të jetë pjesë e institucioneve evropiane të arsimit të lartë dhe t’i mundësojë mobilitet komunitetit akademik e studentor Kosovar në Evropë dhe më gjerë.
Po ashtu duhet theksuar se këto standarde nuk kufizohen vetëm në kërkesat për personelin akademik, siç ishte rasti me mbledhjet e fundit. Institucionet e arsimit të lartë duhet t’i studiojnë me kujdes të gjitha dispozitat në fuqi, e sidomos Udhëzimin Administrativ Nr. 9/2017 për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Udhëzuesin për Akreditim të miratuar tash së voni nga KSHC, udhëzues ky i vendosur bashkërisht me institucionet arsimore.
Edhe
KShC thotë se s’do të lejojë ndërhyrje politike në vendimin për mosakreditim të tri UP-ve
Rrjedhimisht, ne inkurajojmë institucionet e arsimit të lart që të na bashkohen në përpjekjet për sigurimin e cilësisë në përputhje me dispozitat ligjore dhe standardet evropiane. Rrugë tjetër nuk ka. Në këtë rrugëtim na presin sfida por dhe mundësi për të siguruar programe cilësore të studimeve dhe për riantarësimi në institucionet përkatëse evropiane. Mbesim të përkushtuar për akreditim profesional dhe transparent.
KSHC mirëpret përkrahjen e autoriteteve shtetërore (MASHT dhe Kuvendit të Kosovës) për sigurimin e resurseve të nevojshme për funksionim efikas, për afirmimin e pavarësisë institucionale dhe për transparencë të plotë funksionale, duke i raportuar Kuvendit dhe MASHT-it për punë e vetë.