Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komisioni i ankesave jashtëligjshëm akreditoi programe studimore

Foto: Koha

Vendime në kundërshtim me Ligjin për arsimin e lartë ka marrë Komisioni për ankesa i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). Ky komision, i cili është krijuar vitin e kaluar me rekomandim të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), ka akredituar programe të cilat i kishte refuzuar Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC), që njihet si Bordi i AKA-së.

Vendimet e jashtëligjshme, Komisioni i ka marrë që nga muaji shkurt deri në muajin maj të këtij viti për disa institucione të arsimit të lartë, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërhyrjet e tilla, sipas anëtarëve të KSHC-së, mund të paraqesin rrezik për anëtarësinë e Agjencisë në ENQA dhe në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR). Bordi është duke shqyrtuar faktet dhe nëse vërteton se ka pasur shkelje të rënda ligjore pritet t’i drejtohet Prokurorisë. Gazeta ka kërkuar përgjigje nga kryetarja e Komisionit, Shykrane Gërmizaj, përse komisioni ndërhyri në kompetenca të KSHC-së, por ajo, edhe pse ka premtuar, nuk është përgjigjur në pyetjet e drejtuara me shkrim.

Formimi i Komisionit të ankesave në këtë agjenci nuk parashihet në Ligjin për arsimin e lartë, por ishte bazuar në një Udhëzim Administrativ, të cilin e kishte nxjerrë MASHT-i pas rekomandimit të ENQA-s... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)