Arbëri

Kryeziu i vlerëson kredibile sondazhet e “UBO Consulting”

Ismet Kryeziu, nga KDI, në emisionin Desku në KTV ka thënë se sondazhet e realizuara nga UBO Consulting janë kredibile.

“Realisht ka kompani që bëjnë sondazhe të sakta në Kosovë, marrë parasysh përvojat tona si organizatë, në këtë rast edhe me kompaninë e cila është përfolur shumë në këtë javën e fundit për shkak të sondazheve "Ubo Consulting"”, ka thënë Kryeziu. “Ndaj një punë shumë të respektueshme dhe kredibile nga kjo kompani, duke pasur parasysh që në zgjedhjet më delikate në Kosovë, edhe në vitet 2010, 2014 në zgjedhjet e kaluara ne i kemi porositur sondazhet pavarësisht që kemi qenë mision monitorues dhe kemi matur lëvizjen e elektoratit. Besoj se kanë qenë shumë të sakta”.

Ai ka shtuar se, “përvojën e kësaj kompanie ne e kemi shfrytëzuar edhe për shumë sondazhe të tjera, që jo domosdoshmërisht kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe me lëvizjen e elektoratit në zgjedhje”.

Sipas tij sondazhet janë të besueshme por ka disa elemente të cilat duhet për t'i marrë për të mirëqena.

"Është koha, zhvillimet që ndodhin, kur ndodhin dhe rezultati i atyre sondazheve kryesisht ka vlerë pesë ditor apo një javë. Do të thotë varësisht nga zhvillimet munden me krijuar realitet të ri", ka thënë Kryeziu.