Kuvendi i Komunës së Prizrenit ende nuk e ka shqyrtuar raportin rreth realizimit të buxhetit komunal për periudhën janar-mars të këtij viti.
Zvarritjet janë kritikuar nga organizatat e shoqërisë civile që kanë vlerësuar se organet komunale janë treguar të papërgjegjshme karshi këtij obligimi ligjor, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nga ana tjetër, zyrtarët e pushtetit lokal arsyetohen se vonesa është shkaktuar nga futja e të dhënave në sistemin e Ministrisë së Financave dhe shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Kryesuesi i KK-së, Kujtim Gashi, ka pranuar vonesën sa i përket procedimit të raportit tremujor financiar në Kuvend.
“Por këto raporte po varen edhe nga Ministria e Financave, sepse po duhen të futen të dhënat në sistem, ku po ashtu të gjitha komunat patëm vonesa edhe në raportin vjetor. Meqë ndërkohë u shpallën edhe zgjedhjet e parakohshme na u shty edhe raporti tremujor financiar.
Edhe
Këshilltarët duan llogaridhënie për shpenzimet buxhetore në Prizren
Besoj se do ta shqyrtojmë në seancën e këtij muaji”, ka deklaruar Gashi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.