Prizren, 11 prill – Drejtoria e Financave e Komunës së Prizrenit, ende nuk e ka publikuar raportin financiar për vitin e kaluar, gjë që ka shtyrë këshilltarët e Kuvendit të Komunës, që të kërkojnë përshpejtimin e prezantimit të këtij dokumenti në organin më të lartë vendimmarrës.
Drejtuesit e dikasterit të financave kanë theksuar se kanë pas disa probleme teknike, sa i përket grumbullimit të dhënave të sakta për shpenzimet. Prandaj dhe janë vonuar me publikimin e raportit vjetor financiar. Këshilltarja e KK-së së Prizrenit, Ajshe Shala, duke konsideruar se raporti vjetor për shpenzimet dhe realizimin përfundimtar të buxhetit komunal duhet të prezantohet në KK, ka kërkuar llogari nga Ekzekutivi lidhur me afatet.
Drejtori i Financave, Ertan Simitçi, ka konfirmuar se raporti në fjalë ende nuk është publikuar. Tashti, raporti është hartuar, dërguar në përkthim dhe presim që në prill të prezantohet në seancën e KK-ja, ka deklaruar Simitçi.
Në mungesë të raportit vjetor financiar, DF-i ka publikuar raportin vjetor të punës. Sipas të dhënave të prezantuara në raportin e punës së DF-së, del se në vitin e kaluar Komuna e Prizrenit kishte planifikuar 9,48 milionë euro të hyra vetjake dhe kishte arkëtuar 6,29 milionë euro, apo afro 66.4 për qind.
Në raportin e punës së DF-së, te kategoria e shpenzimeve figuron se vitin e kaluar, komuna kishte shpenzuar afro 1 milionë euro për mallra e shërbime, 418 mijë euro për shpenzime komunale dhe 12, 33 milionë euro për investime kapitale. Këshilltarët e KK-së nga radhët e opozitës vazhdimisht kanë kritikuar Ekzekutivin lokal për arkëtimin e ulët të hyrave vetjake (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Bie shkalla e realizimit të investimeve kapitale në Prizren
-
Vetëvendosje kërkon llogari nga ekzekutivi në Prizren për borxhet e paarkëtuara
-
Prizreni me afro 7 milionë euro të pashpenzuara në vitin 2018
-
Opozita në Prizren akuzon ekzekutivin për keqmenaxhim financash
-
Drejtoritë komunale s`i publikojnë raportet 6-mujore të punës