Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Sërgjan Vulloviq, ka reaguar pasi institucionet e Kosovës kanë hequr tabelën ku u urohej mirëseardhje në këtë komunë me mbishkrimin “Republika e Serbisë” dhe “Krahina Autonome e Kosovës”.
“Me ose pa shenja, kjo është Serbi”, ka thënë Vulloviqi dhe u ka bërë thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb që të mos bien pre e provokimeve, raporton agjencia serbe e lajmeve “Fonet”, transmeton Koha.net.
Të martën, pas raportimeve nëpër media, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se tabela ku shkruhej “Republika e Serbisë” e “Krahina Autonome e Kosovës”, është hequr.
“Të dashur qytetarë, tabela në Zubin Potok, për të cilën është raportuar dje në media, është hequr mbrëmë nga organet e zbatimit të ligjit të Republikës së Kosovës”, njoftoi zyra për media e Haradinajt.

-
Është hequr tabela në Zubin Potok ku shkruhej “Republika e Serbisë” e “Krahina Autonome e Kosovës”
-
Lavdërohet ish-kryetari se në Zubin Potok ka shuar të gjitha institucionet e Kosovës
-
Kryetari i Zubin Potokut kërkon reagim urgjent të Serbisë pas vizitës së Thaçit në Ujman
-
Ministrja serbe i kërkon falje Vuçiqit pas deklaratës për “spastrimin etnik të Kosovës”
-
Persona të panjohur largojnë tabelën e vendosur nga MAPL-ja në Zubin-Potok