Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryetari i Zubin Potokut kërkon reagim urgjent të Serbisë pas vizitës së Thaçit në Ujman

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut,  Stevan Vuloviq, ka kërkuar reagim urgjent të shtetit serb, pas shkuarjes së njësisë special të Policisë së Kosovës dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në këtë komunë dhe, siç ka thënë ai, kapjes së liqenit të Ujmanit.

Atë çfarë ndodhi gjatë ditës ai e përshkroi si “ofendim të rëndë”.

“Nëse herën tjetër ndodh diçka e ngjashme, nuk do të mund të mbajmë popullin nën kontroll dhe këtu mund të ndodhin gjëra të shëmtuara”, ka thënë Vuloviq për mediat serbe.

Image