Kryetari i Kuvendit Kombëtar të Sllovenisë, Dejan Zidan, nëpërmjet një telegrami ka uruar kryeparlamentarin Glauk Konjufca, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Kuvendit Republikës së Kosovës.
“Në emrin tim personal dhe të Kuvendit Kombëtar të Republikës së Sllovenisë, më lejoni t’ju përcjelli urimet e sinqerta për zgjedhjen në postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Unë jam i bindur që do t’i përkushtoheni përmbushjes së qëllimeve të caktuara me zgjuarsi dhe të bëni përpjekje të mëdha për realizimin e tyre. Ju dëshiroj suksese në kryerjen e përgjegjshme të punës suaj”, thuhet në telegramin e kryeparlamentarit slloven.
Ai në rikujtuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve dhe ka shfaqur shpresën për vazhdim të bashkëpunimit aktiv të dy parlamenteve.
“Njëkohësisht, do të dëshiroja t’ju siguroja se Republika e Sllovenisë do të vazhdojë me mbështetje të fuqishme ndaj progresit të vendit tuaj në procesin e zgjerimit euro-atlantik, dinamika e së cilit është me rëndësi të veçantë në kohën kur jemi duke u ballafaquar me sfidat globale dhe rajonale që janë gjithmonë në rritje”, ka thënë Zidan, në telegram.
-
Kryeparlamentari Konjufca vlerëson lart mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën
-
Kryesenatori çek, Jaroslav Kubera, uron kryeparlamentarin Konjufca
-
Ruçi uron Konjufcën, e fton për vizitë në Shqipëri
-
Zupançiq: Çështjet të zgjidhen përmes dialogut që të mos shohim situata si në Ukrainë
-
Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë, takon Osmanin e Konjufcën