Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni ka mbajtur konferencën e fundivitit ku ka paraqitur sukseset dhe sfidat gjatë vitit 2019.
Ai tha se miratimi i planit strategjik 2019-2021 ku bën pjesë edhe strategjia e krimeve të luftës si një task forcë mes një varg institucioneve është njëra prej sukseseve gjatë vitit që po lëmë pas.
Si sukses të Këshillit Prokurorial, Hyseni tha se është edhe luftimi i korrupsionit dhe krimeve ekonomike.
“Nga 279 raste të korrupsionit janë zgjidhur 260 raste ose 94 për qind e rasteve të pranuara”, tha ai.
Sipas tij, njëra prej objektivave të këtij viti ka qenë llogaridhënia dhe transparenca.
Edhe
Sistemi Prokurorial trajtoi 220 raste të korrupsionit gjatë këtij viti
Ai njoftoi se këtë vit kanë marrë edhe masa disiplinore ndaj prokurorëve.
Të gjitha këto, sipas tij kanë ndikuar në ngritjen e kapaciteteve të punës/KsP.
-
U.d. i kryeprokurorit të shtetit: Edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset tona
-
Gjatë këtij viti u ngritën 372 raste për korrupsion e 351 për krime ekonomike
-
AKK-ja gjatë vitit 2020 ka dërguar 124 raste në Prokurori dhe Polici për veprime korruptive
-
Prokuroritë trajtuan 329 nga 646 lëndë të korrupsionit vitin e kaluar