Në Gjykatën Themelore të Pejës është shtyrë seanca ndaj kryetarit të Istogut Haki Rugova për datë të pa caktuar, raporton KTV .
Shtyrja u bë, pasi që në Gjykatë nuk është paraqitur i akuzuari Rugova. Kjo është hera e dytë që kryetari i Istogut nuk paraqitet në seancën e shqyrtimit fillestar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHerën e kaluar Rugova përmes një shkrese dërguar Gjykatës mos prezencën në Gjykatë e kishte arsyetuar me mungesë te avokatit. Kryetari i trupit gjykues Sylë Lokaj ka thënë se është njoftuar se ftesa për seance i është dërguar kryetarit por që nuk ka marrë njoftim me shkrim. Në rast se vërtetohet se ftesa i është dorëzuar me kohë atëherë Lokaj ka thënë se do ta urdhërojë policinë që Rugovën ta shoqërojnë me polici në Gjykatë.