Rreth 70 kilometra rrugë i ka bërë kreu i Hanit të Elezit, Refki Suma, për të dorëzuar këtë aplikacion me të dhënat për pasurinë e tij, raporton KTV .
Ai është ndër të parët që ka deklaruar pasurinë e tij, që përveç se obligim ligjor, thotë ta ketë edhe obligim moral.
Por ai ka mëdyshjet e tij se politikanët nuk janë realë në atë që shkruajnë në këta formularë për pasuritë që posedojnë.
Numri i atyre që kanë obligim të publikojnë pasurinë është rreth 5 mijë.
Sidoqoftë, edhe këtë vit, për mosdeklaruesit e pasurisë do të pësojë kallëzimi penal, por zyrtarët e Agjencisë Kundër Korrupsionit janë të pakënaqur me trajtimin e lëndëve të tyre nga prokuroritë dhe gjykatat e Kosovës, ndonëse këtë vit thonë se ka një ndihmesë nga ana e prokurorisë për ngritjen e kallëzimeve penale.
Edhe kësaj radhe kontrolli i pasurisë do të bëhet në formën e shortit, ku vetëm 20 për qind të tyre do të verifikohen.
Edhe
Pak orë deri në mbyllje të afatit, ende qindra zyrtarë publikë s’e kanë deklaruar pasurinë
Dhe pavarësisht që gjatë kontrollit të vjetshëm shpeshherë pasuritë nuk janë përputhur dhe ka pasur deklarim të rrejshëm, Agjencia thotë të mos ketë parë ndonjë penalizim për këta zyrtarë.
Data e fundit për deklarimin e pasurisë është 31 marsi.
-
Tetë ditë deri në mbyllje të afatit, vetëm rreth 28 për qind e zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë
-
Rreth 330 zyrtarë s’e kanë deklaruar pasurinë
-
Zyrtarët e lënë për fund deklarimin e pasurisë, edhe 3 ditë afat e APK-ja pret edhe 1400 formularë
-
Atashi: Afro 5 mijë zyrtarë publikë e deklarojnë pasurinë çdo vit