Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere theksoi se për shkak të shkurtimit të buxhetit për transmetuesin publik në vlerë mbi 2 milionë euro nuk është planifikuar shlyerja e të gjitha borxheve të vjetra në këtë medium.
Megjithëse, kryetari Boletini paralajmëroi se borxhet e shkaktuara në RTK në mënyrë abuzive me produksionet e jashtme do t’i adresojnë në institucionet e drejtësisë.
“Marrëveshjet në tavolinë, pa konkurs për produksione të jashtme kanë shkaktuar rritje të borxheve në mënyrë abuzive. Konsiderojmë se ka pasur keqpërdorime në këtë aspekt”, tha ai.
Prandaj, Boletini tha se të gjitha marrëveshjet me produksionet e jashtme do të bëhen me konkurs.
Nënkryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku tha se është shqetësuese mospërfshirja e shlyerjes së borxheve nga RTK-ja.
Sipas tij, mospërfshirja e borxheve, mund të krijojë pasoja për RTK-në nga procesi përmbarimor.
Borxhi aktual i papërfshirë në projeksionin e Buxhetit për vitin 2022 në RTK është rreth 1.6 milionë euro.
Edhe
Boletini: RTK po rrezikohet nga borxhet rreth 1.6 milionë euro
Sa i përket numrit të madh të redaktorëve në RTK, Boletini ka përmendur edhe numrin e redaktorëve dhe gazetarëve në Radio Kosova, ku sipas tij, në këtë radio janë të punësuar 40 redaktorë e 39 gazetarë, ose siç tha ai, numri i përgjithshëm i redaktorëve në RTK arrin në 120, ndërkaq i gazetarëve rreth 100.
Drejtues të RTK-së u deklaruan edhe për rastin e kontratës me kompaninë “Pastimi” pa shkronjën “R”, dhe dëmin e shkaktuar në vlerë prej 472 mijë euro. Sipas tyre për këtë rast ka përfunduar procesi gjyqësor, dhe gjykata ka vendosur që t’i kthehen mjetet RTK-së./KSP
-
Përfaqësues të RTK-së ankohen për mungesë buxheti. Akuzohen nga deputeti Hoti për skemën programore
-
Boletini: RTK-ja është ende në situatë emergjente sa i përket aspektit buxhetor
-
Boletini: Punëtorët e RTK-së kanë filluar të dalin në punë, s’do të blihen më lajme nga agjencitë
-
Borxhi prej 86 mijë euro i RTK-së për “TV Diaspora”, pa kontratë