Ankesat e operatorëve në OSHP kanë lënë Gjilanin pa kompani, e cila bën pastrimin e lumenjve dhe largimin e deponive.
Shemsedin Elezi, kryetar i fshatit Zhegër, ka thënë të mërkurën se pastrimi i deponive të egra duhet bëhet me urgjencë, shkaku i nivelit alarmant të ndotjes. Thotë se probleme kanë edhe me ujërat e zeza, shkruan sot Koha Ditore.
“Po kemi problem, sepse në atë pjesë është kriju një deponi e paligjshme, e cila daton qysh prej kohës pas përfundimit të luftës. Dhe aty janë hedhur mbeturina të llojllojshme. Ne kemi bisedu me komunën dhe ata na kanë thënë se këtë vit do të pastrohet edhe ajo pjesë . Shpresojmë se do të bëhet diçka në këtë drejtim, sepse normal edhe banorët tjerë janë në hall, ata të cilët janë afër. Sepse ato mbeturina nuk kanë vend aty. Kemi problem edhe me kanalizim, mirëpo po shpresojmë se komuna ka me investu, dhe të mos kemi telashe me ujërat e zeza” ka thënë ai...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Banorët e fshatit Dumnicë ankohen se ujërat e zeza po derdhen jashtë deponisë së mbeturinave
-
Lumi i ndotur e rrugët e pashtruara, shqetësimet e gjilanasve
-
Mungesa e kontratës për pastrim, njëra nga problemet e pazgjidhura të Gjilanit
-
Kryetari i Gjilanit kërkon buxhet nga Qeveria për shpimin e puseve
-
Opozita e kritikon Komunën në Gjilan se nuk po e shkëput kontratën me “Ecohigjienën”, kjo thotë se po e shqyrton