Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mbahet seanca e jashtëzakonshme në ora 12:00 me kërkesë të opozitës, raporton KTV.
Partitë opozitare LDK, Alternativa dhe Vetëvendosje kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të debatuar lidhur me “parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021”, prezantuar në seancën e djeshme.