Isa Mustafa është kandidati konsensual për kryetar të LDK-së, ka mësuar KTV-ja.
Ky burim brenda kësaj partie, ka thënë se ky është vendim i shumicës së anëtarëve të Kryesisë.
Por, zyrtarisht, LDK-ja e i mban sekretë emrat e kandidatëve dhe vendimin e mbledhjes disaorëshe të kryesisë, raporton KTV.
Lexo edhe: Sejdiu thotë LDK-ja duhet të zgjedh kryetarin në mënyrë të lirë dhe demokratike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se në Kuvendin Zgjedhor të së shtunës do të ketë edhe kundërkandidatë.
I përfolur për kandidat të mundshëm për kryetar të LDK-së, Agim Veliu, nuk e ka mohuar kandidaturën e tij.
Një ditë para Kuvendit Zgjedhor, kreu i LDK-së, Mustafa ka takuar edhe kryetarët e degëve të kësaj partie.
-
Isa Mustafa, kandidati konsensual për kryetar të LDK-së
-
Në prag të Kuvendit zgjedhor, në LDK bëhen akuza për ndikim në shpalljen e kandidaturave
-
Mustafa mbledh strukturat e partisë për të vendosur emrin e kandidatit për kryeministër
-
Mustafa zbulon emrat e të përmendurve për kryetar të LDK-së
-
Nis mbledhja e kryesisë së LDK-së