Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër për të diskutuar kërkesën për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjim të kufijve" në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Partitë opozitare LDK, Vetëvendosje dhe PSD kanë dorëzuar javën e kaluar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme më 4 shtator. Në këtë seancë pritet të miratohet rezoluta, e cila ia ndalon presidentit Thaçi të bisedojë me Serbinë për territor, transmeton kp.
Tri partitë opozitare, kanë iniciuar mbajtjen e kësaj seance pas deklaratave të presidentit për korrigjim të kufijve.
Rezoluta, e cila pritet të prezantohet në këtë seancë, ka vetëm një pikë: “Që askush nuk ka të drejtë ta negociojë dhe cenojë territorin e Kosovës”.
-
Kryesia nesër vendos për seancë të jashtëzakonshme për dialogun
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
-
Kryesia e Kuvendit të hënën vendos për seancën e jashtëzakonshme
-
Kuvendi i Kosovës sot pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme
-
Sot mblidhet Kryesia, Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme për Platformën e dialogut