Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë tha se kanë vendosur të caktojnë tri seanca.
Sipas Veselit vazhdimi i seancës do të jetë të enjten dhe të premten, ndërsa seancë solemne do të mbahet më 5 mars për nder të Epopesë së UÇK-së.
Kryetari Veseli tha se ratifikimi i demarkacionit duhet të ndodh dhe pas saj duhet të ndodh liberalizimi. Ai u shpreh i bindur se nesër do të kaloj demarkacioni.
Veseli beson se do të ketë reflektim dhe do të votohet demarkacioni. Kreu i Kuvendit shtoi se askush nuk ka të drejtë të marrë barrën e patriotizmit.
Artikuj të ngjashëm