Kryeshefi i Telekomit Bedri Istrefi ka shkarkuar Demir Limajn që është drejtor i Departamentit të shitjes dhe gjithë stafin e shitjes në këtë ndërmarrje.
KTV-ja merr vesh se do të ketë edhe shkarkime të tjera në ditët në vazhdim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDemir Limaj është vëllai i kreut të Nismës, Fatmir Limaj.
Pretendimet e Bedri Istrefit se e ka shkarkuar Demir Limajn për konflikt interesi nuk qëndrojnë.
Agjencia Kundër Korrupsion ka bërë të ditur se deri më sot nuk ka marrë ndonjë kërkesë nga Limaj për të shqyrtuar pozitat e tij.
Havolli i ka thënë KTV-së se në databazën e tyre nuk figuron kërkesa e Limajt apo e Telekomit për këtë çështje. Dhe rrjedhimisht sipas tij AKK-ja nuk ka shqyrtuar një kërkesë të tillë.