Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi në një konferencë për media, ka thënë se Ministria e Inovacionit ka mundësi ta mbështesë këtë kompani, në mënyrë që Parkun e Inovacionit në Prizren t`u jepet në përdorim për trajnim të punëtorëve.
Sipas tij, Telekomi e posedon CISCO dhe Microsoftin, të cilët do të vihen në dispozicion për qytetarët, me një çmim minimal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq Muzafer Shala, ministër në detyrë i inovacionit ka thënë se kjo ministri do ta mbështesë Telekomin.
“Ne kemi vendosur që qiraja të jetë e lirë për ta 0.50 cent për metër katrorë. Por, ne do ti shfrytëzojmë edhe këto programe për qytetarët e tonë.
Aktualisht në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve janë strehuar familje nga Shqipëria, të cilët u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.