Parku Inovativ Trajnues në Prizren, do të jetë në dispozicion si strehë e përkohshme e të gjithë atyre që kanë pësuar nga tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë.
Në një komunikatë për media të Ambasadës gjermane në Prishtinë, thuhet se Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën në fjalë, zyrën e GIZ-it në Kosovë dhe Komunën e Prizrenit, kanë nisur përgatitjet e nevojshme për pranim-strehim, kujdes shëndetësor dhe ushqimor në Parkun Inovativ dhe Trajnues.
“Deri në 800 shtretër dhe hapësira akomoduese do të jenë në dispozicion për banorët që kanë pësuar nga kjo tragjedi. Qeveria e Republikës së Kosovës menjëherë ka vendosur komunikim me institucionet përgjegjëse shtetërore në Shqipëri për të koordinuar hapat e mëtejmë për zbatim”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Prishtinë.
-
Rikthehen në Shqipëri edhe personat e fundit që ishin strehuar në Parkun Inovativ në Prizren
-
Haradinaj vizitoi të strehuarit nga tërmeti që po qëndrojnë në Parkun Inovativ në Prizren
-
Në Parkun e Inovacionit në Prizren janë sistemuar mbi 500 persona, nuk zë më
-
Haradinaj thotë se është hapur Parku i Inovacionit në Prizren për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
-
Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren zgjat afatin e thirrjes për shprehje interesi për sektorin e gastronomisë