Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryeredaktori i Kohës Ditore i shqetësuar pas sulmit ndaj gazetarit Kajtazi

Foto: Koha

Kryeredaktori i Kohës Ditore, Agron Bajrami, është shprehur i shqetësuar pas sulmit ndaj gazetari hulumtues Vehbi Kajtazi.

Në një reagim të tij në rrjetin social Twitter, Bajrami ka thënë se “është i shokuar pas sulmit fizik ndaj gazetarit hulumtues Vehbi Katazi”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Problematike dhe e papranueshme. Shtypi i lirë nën sulm”, ka shkruar tutje Bajrami në Twitter.

Gazetari Vehbi Kajtazi, para se të themelojë portalin Instajderi ka punuar një kohë të gjatë në gazetën Koha Ditore.

Ai u sulmua sot fizikisht nga disa persona, në pikë të ditës pasi kishte pirë kafe në një lokal në qendër të Prishtinës. Policia po heton rastin.