Komuna e Prishtinës ka vetëm 133 raste aktive me COVID-19.
Sipas njoftimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë regjistruar vetëm 15 raste pozitive me COVID-19, prej të cilave vetëm 2 janë në komunën e Prishtinës.
Komuna e dytë në Kosovë për nga numri më i madh i rasteve aktive është Prizreni me 73, ndërkaq e treta është Ferizaj me 50 sosh. Ndërkohë, në nivel vendi, numri i rasteve aktive është 745.