Me qeverisjen e PDK-së në Prishtinë, kryeqytetasit do të kenë mundësi që për leje ndërtimi të aplikojnë online.
Ai në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se një projekt të tillë do ta iniciojë menjëherë pas përfundimit të hartës zonale, e që sipas tij, do të përfundoj në vitin e parë.
“Kur të përfundojë harta zonale, e cila do të përfundojë në vitin e parë, do të ketë e-leje, aplikimi për leje do të jetë në mënyrë elektronike e cila do ta reduktojë edhe korrupsionin”, ka thënë ai.
Sipas tij, korrupsioni nuk është ndalë asnjëherë dhe nuk ka ndryshuar asgjë nga qeverisja paraprake.
Artikuj të ngjashëm
-
Lansohet “Aplikacioni online për leje ndërtimi” në komunën e Prishtinës
-
Ismaili: Në 6 muaj e parë s’do të lëshohet leje ndërtimi
-
Sadiki: Inflacioni nuk ndikoi në rënien e kërkesave për leje të ndërtimit në Prishtinë
-
Opozitarët ankohen për vonesa në trajtimin e lëndëve për leje ndërtimore në Prizren
-
Kërkohet nga qytetarët që të aplikojnë për legalizim, ndryshe i pret rrënimi i ndërtimeve