Kryeprokurori i Shtetit nuk është informuar për “tentim atentatin” ndaj kryeministrit Albin Kurti, gjatë kohës sa po qëndronte në Shkup.
Gjatë ditës, televizioni publik raportoi se qe planifikuar një atentat ndaj Kurtit. Kryeministri, por edhe anëtarë të kabinetit të tij, nuk i mohuan raportimet për planifikim atentati dhe thanë se në ditët e fundit janë shtuar kërcënimet nga Serbia. E Shkupi zyrtar mohoi se pati tentim për atentat ndaj Kurtit.
Por për këtë pretendim të atentatit ndaj Kryeministrit të vendit, nuk janë informuar as ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, e as kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).
“Për momentin në Zyrën tonë nuk ka ndonjë veprim në lidhje me këtë lajm”, ka thënë për “Betimi për Drejtësi”, ud. i kryeprokurorit Besim Kelmendi.
“Jo nuk kam ndonjë informatë”, ka thënë në anën tjetër kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj.
Edhe
“Tentativë atentati” ndaj kryeministrit Kurti
Në bazë të Kodit të Procedurës Penale dhe ligjeve të aplikueshme secili institucion ligjzbatues në Kosovë përfshi Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policinë e Kosovës e kanë obligim për të informuar menjëherë dhe pa asnjë vonesë Prokurorinë e Shtetit nëse udhëheqësit kryesorë shtetërorë janë subjekt i kërcënimit ose dyshimeve që rrezikojnë jetën e tyre.
-
Ministria maqedonase mohon se pati tentim atentati ndaj Kurtit
-
Kryeprokurori Isufaj thotë se s'i komenton akuzat e Kurtit: Janë të pavërteta
-
Qeveria: Kryeministri nuk ka refuzuar të dëshmojë, ka pasur dezinformata dhe politizim të rastit
-
Kurti anashkalon Prokurorinë, shkoi në Gjilan për gurthemelin e një kopshti