Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryeministrja e Norvegjisë këshillon modelin nordik të bashkëjetesës në Ballkan

Kryeministrja e Norvegjisë, Erne Solberg, e cila sot viziton Beogradin, e pyetur nga mediat serbe si e sheh zgjidhjen e raporteve midis Serbisë e Kosovës, ka këshilluar që në Ballkan të përdoret modeli nordik i marrëdhënieve, fokusimi i vëmendjes në çështjet se si të avancohet jeta e popujve në të ardhmen.

Duke folur për kontekstin e marrëdhënieve midis Norvegjisë e Serbisë, ajo rikujtoi pengesat që shfaqen në këtë drejtim, “Serbia nuk është anëtare e Bashkimit Europian, as e NATO-s, ndërsa duhet të bëjë shumë punë për sundimin e ligjit, e as marrëdhëniet me Kosovën nuk i ka zgjidhur”.

E pyetur për rrugëdaljen nga “rruga pa krye në dialogun e Brukselit, më së shumti për shkak të refuzimit të Prishtinës të përmbushë detyrimin për formimin e Asociacionit (Bashkësisë) të Komunave Serbe” ajo citohet të jetë përgjigjur:

Kuptohet se detyrimet e marra përsipër duhet të përmbushen, por disa sosh ndryshe interpretohen në Serbi, e ndryshe në Kosovë. Prandaj është më e rëndësishme të vazhdojnë bisedimet me mbikëqyrjen e Bashkimit Europian.

Edhe Serbia, edhe Kosova do të kenë përfitime të mëdha nga normalizimi i marrëdhënieve. Presidenti Vuçiq ka marrë vendim të mençur dhe të guximshëm për hapjen e dialogut të brendshëm mbi Kosovën. Situata aktuale shkakton destabilitet në rajon dhe kthen pas që të dy vendet, edhe politikisht, edhe ekonomikisht”, është shprehur ajo, transmeton Koha.net.

“Niveli më i ulët i jetesës dhe mundësitë më të vogla, janë çmimi i lartë që paguan edhe serbët edhe shqiptarët e Kosovës. Ato do të përkeqësohen deri sa të mos gjendet një zgjidhje e qëndrueshme. Të shpresojmë se dialogu kombëtar do të krijojë kushte për çlirimin e potencialeve për punë krijuese dhe mundësive të cilat tash të dy vendet i kanë të kufizuara”.

Edhe Norvegjia përkrah Kosovën në ambiciet për t’iu bashkuar BE-së Arbëri Norvegjia përkrah Kosovën në ambiciet për t’iu bashkuar BE-së

E pyetur se cili do të ishte propozimi i saj, ajo tha: “Shpesh thuhet se mirëbesimi i ndërsjellë është sekreti i suksesit të vendeve nordike. Kjo është e vërtetë, por ky besim është rezultat i bashkëpunimit në të kaluarën.

Pas Luftës së Dytë Botërore bashkëpunimi i vendeve nordike, siç e njohim sot, u krijua në saje të pajtimit të përbashkët se me punë të përbashkët mund ta çojmë përpara jetën e popujve tanë. Nisi me vendosjen e tregut të përbashkët nordik të punës që e bëri më të lehtë mundësinë e qarkullimit të lirë nga një vend në tjetrin për punë. .. po ashtu në shtigje të gjata shmangien e temave nga e ashtuquajtura politikë e lartë dhe të konflikteve tona nga e kaluara”, tha ajo, transmeton Koha.net.

“Fokusuam vëmendjen në çështjet se si ta avancojmë jetën e popujve tanë në të ardhmen . Kjo ishte receta e suksesit të bashkëpunimit nordik dhe mendoj se ai do të ishte po ashtu dobiprurës edhe në Ballkan”, është shprehur ajo.