Prishtinë, 30 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti takoi sot kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi dhe drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, për të diskutuar lidhur me programin e rimëkëmbjes ekonomike.
Kryeministri Hoti njoftoi drejtuesit e dy odave ekonomike lidhur me aktivitetet që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës me qëllim të zbatimit të masave nga Pakoja Emergjente Fiskale si dhe përgatitjet për zbatimin e masave tashmë të aprovuara nga Pakoja e Rimëkëmbjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë takimit u diskutua edhe lidhur me sfidat me të cilat po ballafaqohet sektori privat në Kosovë pas shpërthimit të pandemisë si dhe nevojën e dinamizimit të komunikimit dhe bashkërendimit të veprimeve me qëllim të tejkalimit të situatës aktuale në të cilën ndodhet sektori privat dhe ekonomia e vendit.