Kryeministrat e rajonit do të mblidhen sot, e hënë, në një takim informal në Durrës, me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale”.
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, në këtë takim do të jetë i pranishëm gjithashtu edhe komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn.
Disa nga temat e diskutimit në këtë takim do të jenë vizioni i përbashkët mbi strategjinë e integrimit europian; zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale 1; marrëveshja roaming; si dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimeve akademike dhe profesionale.
Sipas agjendës zyrtare, delegacionet pritet të mbërrijnë në Durrës rreth orës 09.40 dhe rreth orës 09.50 do të bëhet fotoja familjare.
Ndërkohë në orën 10:00 do të nisë sesioni i samitit dhe në orën 12.15 pritet konferenca e përbashkët për shtyp.
-
Koha për një njehsim ekonomik në rajon, u tha në Durrës
-
Takimi i Durrësit nën hijen e debatit për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi
-
Rama pret kryeministrat e Ballkanit
-
Në Tiranë mbahet Samiti për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian
-
Samiti i Brdo-Brionit, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor takohen të hënën në Durrës