Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi, është lejuar të hyjë në vendin ku humbi jetën të dielën 22-vjeçari nga Suhareka, Krenar Jemini, gjatë orarit të punës.
Ai vdiq paraditen e së dielës në objektin e kompanisë së derivateve “Lab Oil” në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ndërsa gjatë të hënës kompania s’ka lejuar kryeinspektorin të futej në punishte për të kryer inspektimet e nevojshme, raporton KTV.
Ibrahimi kishte thënë se s’është i kënaqur me këtë dhe kishte paralajmëruar se do të shkonte sërish për të vazhduar me procedurat.
Kompania ka thënë dje se i ndjeri kishte rrëshqitur në shiritin transportues të fabrikës, duke marrë lëndime vdekjeprurëse.
Prokuroria këtë po e heton si vdekje të dyshimtë.
{gallery}
-
Mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes së punëtorit në “Lab Oil”
-
Inspektorati do të shkojë sërish për hetime në vendin e punës ku vdiq 22 vjeçari nga Suhareka
-
Kompania ku punonte 22-vjeçi jep detaje se si vdiq ai
-
Vdekja e punëtorit në “Lab-Oil”, PSD: Shteti në shërbim të milionerëve
-
Ndalohet një person për vdekjen e punëtorit në vendpunishte në Veternik