Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KRU “Mitrovica” njofton për ndërprerje të ujit në tri zona

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar se gjatë së hënës do ketë intervenime në tri zona për shkak të disa rrjedhjeve në ato lokacione.

Bëhet fjalë për pjesën te Dogana, ku do të intervenohet nga ora 09:00 deri në orën 12:00. Me këtë rast furnizimi me ujë të pijes do të ndërpritet në Lagjen e Boshnjakëve dhe pjesën pranë Doganës.

Lokacioni i dytë që do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes është rruga “Isak Ibrahimi” në Shupkofc.

Një tjetër vend ku do të ketë intervenim në rrjetin e ujësjellësit është rruga “Evlia Qelebia”, ku për shkak të defektit do të bëhet prerje e asfaltit.

“Sot, gjatë ditës ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit të pijes në Mitrovicë, do të intervenojnë në sanimin e defekteve/rrjedhjeve në këto rrugë/lokacione: 1. Mbrapa objektit “ETC”, tek Dogana do të intervenohet në riparimin e rrjedhjes. Ky intervenim pritet të filloj nga ora 09:00 dhe do të zgjasë deri në ora 12:00. Gjatë kësaj kohe furnizimi me ujë të pijes do të ndërpritet për “Lagjen e Boshnjakëve” dhe pjesën afër ETC dhe Doganës. 2. Shupkofc: Rr.” Isak Ibrahimi” po ashtu do të intervenohet në rrjetin e ujësjellësit dhe pritet që të ketë ndërprerje të përkohshme furnizimit me ujë të pijes. 3. Intervenim në rrjetin e ujësjellësit do të ketë edhe në rrugën “Evlia Qelebia” dhe parashihet që të ketë ndërprerje disa-orëshe të ujit të pijes, pasi që në këtë rast duhet të bëhet prerja e asfaltit”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.