Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “Hidrodrini”, ka njoftuar se nesër, më 17 dhjetor, do të mbajë grevë njëorëshe, nga 09:00 deri në 10:00.
Vendimi për grevën e cila u paralajmërua edhe para një jave, sipas shoqatës në fjalë, vjen pasi nuk ka pasur përgjigje zyrtare ndaj kërkesave të punëtorëve.
Kërkesat e punëtorëve janë: Rritja lineare e pagave në shumë prej 110 euro për të gjithë punonjësit; Barazimi i shujtës së mëngjesit me ndërmarrjet tjera të sektorit në vlerë 5 euro; Pagesa e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e KRU “HIDRODRINI”.
Sipas njoftimit të Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të KRU “Hidrodrini”, nëse pas kësaj greve nuk ndërmerren hapa për adresimin e kërkesave që kanë, “Këshilli i Grevës do të përshkallëzojë veprimet sindikale deri në grevë të përgjithshme”.
-
“Hidrodrini” paralajmëron grevë njëorëshe më 17 dhjetor
-
KRU “Prishtina” nga 18 korriku ofron shërbime edhe të shtunave
-
Arrihet marrëveshja, punëtorët e sigurimit në UP pritet t’i kthehen punës
-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë
-
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parkingut”, kërkojnë kushte më të mira të punës