KRU Gjakova apelon, me theks të veçantë tek konsumatorët e fshatit Xërxë, por dhe të gjithë konsumatorët tjerë që të kenë kujdes në përdorimin e ujit të ujitjes, mos ta përziejnë atë me ujë të pijes.
“Me datë 16.09.2019 kontrolla e KRU Gjakova ka hasur në një konsumator i cili ka bërë përzierjen e ujit të ujitjes me ujë të pijes dhe menjëherë i kanë njoftuar inspektorët sanitarë në Rahovec, poashtu ne si Kompani kemi përgatitur edhe kallëzimin penal ndaj këtij konsumatori”, thuhet në reagimin e KRU Gjakova, transmeton kp.
KRU Gjakova lut të gjithë konsumatorët që të jenë të kujdesshëm në përdorimin e ujit të ujitjes dhe të mos e përziejnë me ujin e pijes siç ka bërë konsumatori i cekur më lartë.
“Sepse siç dihet një veprim i tillë mund të ketë pasoja të rënda në shëndetin e popullatës, dhe për raste të tilla Kompania jonë nuk merr përgjegjësi”, thuhet në fund të apelit të KRU Gjakova drejtuar konsumatorëve.
-
Alarmohet Rahoveci, një banor i Xërxës dyshohet se qëllimshëm ka kontaminuar ujin e pijes
-
KRU “Gjakova” apelon që të mos keqpërdoret uji i pijes
-
Reshjet e shiut turbullojnë ujin në Rahovec, këshillohet të mos konsumohet
-
KRU “Gjakova” njofton për reduktime të ujit në disa zona
-
KRU “Mitrovica”: Uji të mos përdoret për pije deri në njoftim të radhës