Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kronikë e KTV-së për rifillimin e mihjes në Hade e Shipitullë

Pas shumë muaj ndërprerjesh, të martën janë nisur ekskavatorët e KEK-ut drejt Hades dhe Shipitullës, raporton KTV.

Një veprim i tillë po konsiderohet si një mundësi që Kosova të mos kolapsojë në mungesë të energjisë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se kostoja e mospunës së ekskavatorit ka sjellë dëme që brenda një muaji arrijnë në 1 milion euro.

Ndërsa zëdhënësi i qeverisë, Arbër Vllahiu, ka bërë të ditur se të gjitha objektet e banimit do të rrënohen para Vitit të Ri.

Arritja e marrëveshjes me banorët është mirëpritur nga drejtuesit e KEK-ut, të cilët kanë njoftuar se janë rritur kapacitetet punuese në këtë pjesë.

Zyrtarë të institucioneve kanë thënë sërish se nuk do të ketë reduktime të energjisë e as rritje të çmimit të saj.

Më kundërshtuesit e kësaj marrëveshjeje kanë qenë banorët e lagjes Mirena, me të cilët janë mbajtur një numër i madh i takimeve, derisa u bindën që t’i lirojnë pronat e tyre dhe të nisë procesi i heqjes së djerrinës për të mundësuar nxjerrjen e lëndës së parë të prodhimit të energjisë.

Artikuj të ngjashëm