Tashmë Shipitulla është e zbrazur nga banorët dhe KEK-u është në procedurë të bartjes së këtyre parcelave në pronësi të tij.
Zëdhënësi i kësaj korporate, Skënder Bucolli, ka thënë se janë duke e shqyrtuar ankesën e vetme që e kanë derisa të vazhdojnë me procedura të mëtutjeshme, raporton KTV.
Sipas tij, banorët e tjerë të fshatit Shipitullë, Hade, Sibovc, kanë qenë të kënaqur me ofertat.
Por, ndonëse ka nënshkruar kontratën për kompensim nga KEK-u, Qenan Mirena, ish-banor në Lagjen Mirena, të fshatit Shipitullë, po ankohet se kjo korporatë nuk e ka bërë kompensimin e pasurisë.
Ai është shpërngulur për të jetuar në Fushë Kosovë dhe thotë se sipas kontratës, KEK-u është dashur që edhe qiranë e banimit t’ua heqë, porse kjo nuk po ndodh.
Edhe
KEK-u nisi rrënimin e shtëpive në Shipitullë
Si proces që po ec mirë, e ka vlerësuar ministri i mjedisit, Fatmir Matoshi, zhvendosjen e banorëve të Shipitullës.
Ndryshe, në fshatin Shipitullë, ishin ndërtuar 150 shtëpi, të cilat e kanë vonuar procesin e shpronësimit.
-
KEK-u shtyn afatin e nënshkrimit të kontratave për zhvendosje në Hadë e Shipitullë
-
KEK-u paralajmëron krizë energjetike - fton banorët e Shipitullës e Hades t’i nënshkruajnë kontratat për zhvendosje
-
Banorët e Shipitullës kërkojnë që shteti t’ua blejë edhe shtëpitë me oborre
-
KEK-u u reagon banorëve të Shipitullës: Shpronësimi i tokave bëhet bazuar në Planin Kryesor Xehetar