Gjyqtari Isuf Makolli e ka refuzuar të martën kërkesën e Prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit për deputetin Milaim Zeka, raporton KTV.
Kështu, ai ka caktuar masë më të lehtë, atë të arrestit shtëpiak për 1 muaj.
Edhe për këtë masë, mbrojtja ka paralajmëruar ankesë. Prokurori Afrim Shefkiu, është duke e hetuar deputetin për “pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal, mashtrim dhe shmangie tatimi”.
Shefi i deputetëve të Nismës, Bilall Sherifi, nuk është përgjigjur në pyetjet e KTV-së për koment rreth arrestimit të zyrtarit të tyre partiak.
Zeka, bashkë me Ilir Krasniqin, dyshohen se kanë mashtruar kosovarë që kanë paguar para viza pune në Gjermani, të cilat nuk ishin marrë kurrë.
Partneri i tij i biznesit, Ilir Krasniqi, ishte arrestuar javë më parë dhe është në paraburgim.
Edhe
Milaim Zeka në arrest shtëpiak
Ai kishte qenë i ftuar në emisionin e Zekës në televizionin publik dhe gjithashtu biznesi i tyre ishte promovuar në kanalin zyrtar të këtij emisioni në Youtube.
Zeka, që sapo ka fituar mandatin e deputetit, nuk mbrohet nga ndjekja penale për shkak se është deputet.