Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kronika Zgjedhore / Limaj: 14 shkurti, referendum për Malishevën

Me përshëndetjen "ku je dajë" qindra malishevas kanë pritur të parin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Në hyrje të sallës, ku pritej të mbahej fushata përmbyllëse e kësaj partie në Malishevë, Limajn e prisnin dy ushtarë të veshur me rroba të UÇK-së, për ta përcjellë atë deri tek ulëset.

Gjatë fillimit të fjalimit atë e ndërprenë disa herë me brohoritje. Njëra nga to i bëri të gjithë të qeshnin.

(Pamje/ Simpatizanti dëgjohet duke bërtit me një zë interesant, Limaj dhe të tjerët qeshin me të)

Edhe Limaj u përpoq të bëjë spektakël.

Edhe Limaj: Ne nuk bëjmë premtime për ta mashtruar popullin Arbëri Limaj: Ne nuk bëjmë premtime për ta mashtruar popullin

"Ata ecin si ingje. Ata as me ecë nuk dinë, paramendo ata me dalë para Vuçiqit!", ka thënë ai.

Fjalën e ka pasur për rivalët e tij politikë, për të cilët Limaj pati shumë porosi.

"Vijnë nga Prishtina këtu në Llapushë. Unë kam një mesazh për ta: Allahile a s’po ju vjen marre me ardhë e me na tregu neve qysh duhet atdheu?", ka thënë tutje ai.

Nga Malisheva, Limaj i dërgoi porosi themeluesit të Nismës, Jakup Krasniqi, i cili po gjykohet në Hagë.

"Nga këtu i dërgojmë mesazh njeriut që sot mungon fizikisht, prandaj nga këtu ne i themi "Baca Jakup ne jemi rreshtuar me çlirimtarët”, ka shtuar ai.

Në fund, ai u shpreh i bindur se askush nuk mund ta thyejë besimin e Llapushës dhe Malishevës, duke ftuar bashkëvendësit për referendum, më 14 shkurt.

Edhe Limaj letër Hamzës, ofron “bashkim politik” Arbëri Limaj letër Hamzës, ofron “bashkim politik”

“Besimi ynë në Llapush, nuk mund ta thej asnjë premtim, nuk mund ta thej besimin e ndërtuar tash e 30 vite në Malishevë dhe qytetarët e saj... Kthejeni në referendum Malishevën dhe jepni përgjigje gjithë atyre që vinë e ju shesin patriotizëm, kush këtu janë bijtë e këtij vendi.”, ka thënë Limaj.

Në këtë tubim janë shkelur në masë të madhe masat anti-Covid, ku përveçse nuk mbaheshin maska, ishte e pamundur të mbahej edhe distanca.