Kroacia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë.
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj gjatë vizitës zyrtar në Zagreb pati një bashkëbisedim të hapur me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Cakaj thekson se në takim u dakorduan për të zbatuar objektivat e përcaktuara në kuadër të partneritetit strategjik të firmosur mes dy vendeve në dhjetor 2018.
Ai theksoi se Kroacia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe do të jetë një zë i fuqishëm jo vetëm në Këshill, por edhe gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së 2020 në përgjithësi.
“Ramë dakord për një qasje më dinamike dhe një bashkëpunim të shtuar në fushën e ndërlidhjes infrastrukturore, zhvillimit ekonomik dhe politikave të sigurisë. Kroacia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe do të jetë një zë i fuqishëm jo vetëm në Këshill por edhe gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së 2020 në përgjithësi”, u shpreh Cakaj./atsh
-
Kryeministri kroat paralajmëron hapjen e negociatave me Shqipërinë në maj
-
Cakaj thotë se ka marrë konfirmimin e Çekisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
-
Rama në Kroaci flet për Kosovën, e kryeministri kroat për Shqipërinë “që e meriton çeljen e negociatave me BE-në”
-
Cakaj thotë se në qershor të vitit të ardhshëm hapen negociatat e Shqipërisë me BE-në
-
Shqipëria hap grupkapitullin e dytë të negociatave anëtarësim në BE