Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës është ngopur me fjalë për trajtimin e dhunës në familje.
Në një raport të bërë nga ta, është thënë se ka progres institucional të mekanizmave që luftojnë dhunën në familje, por jo edhe zbatim, raporton KTV.
Arsim Aziri nga Agjencia Austriake për Zhvillim, tha se për këtë problem ka ende vend për përmirësim.
Zëvendës-kryeprokurorja, Sevdije Morina, tha se janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme që të trajtojnë dhunën në familje.
Ajo tha se një ndër problemet, me të cilat përballen prokurorët, është mentaliteti që dhuna në familje duhet të mbetet brenda katër mureve.
Edhe
Mbi 2 mijë e 800 viktima të dhunës në familje gjatë 2025-s, 75% gra
Në dhjetor të vitit 2016, Kosova miratoi Strategjinë e dytë kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe planin e veprimit për periudhën 2016-2020.
Që prej asaj kohe, janë ndërmarrë disa nisma, me të cilat është synuar të ngrihet kapaciteti i institucioneve publike për ta zbatuar këtë dokument dhe të caktohen përgjegjësitë e tjera ligjore në lidhje me dhunën në familje.