Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kreu i KQZ-së do që partitë të kontribuojnë deri në përmbylljen e procesit zgjedhor

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri i bëri apel subjekteve politike që të kontribuojnë në përmbylljen me sukses të këtij procesi, për të inkurajuar komisonerët e numëruesit e tyre që të vazhdojnë me numërimin e votave.

Në një konferencë për shtyp, Zguri theksoi se mbyllja e këtij procesi i shërben edhe vetë subjekteve në këtë garë elektorale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Deri në këto momente procesi i numërimit ka vijuar normalisht, përjashto disa raste të ndërprerjes së numërimit për shkak të lodhjes së shfaqur nga ana e numëruesve apo për shkak të ndonjë incidenti, që është ndjekur hap pas hapi nga KQZ”, tha ai.

Sipas tij, për çdo rast KQZ ka treguar gatishmëri për të ofruar zgjidhje dhe për të inkurajuar numërimin e votave. Kreu i KQZ-së tha se komisionerët kanë shansin të tregojnë se në Shqipëri mund të votohet e numërohet në profesionalizëm dhe në transparencë të plotë, përcjell ksp.

Numërimi i votave, vijoi Zguri, është një proces i pandalshëm dhe do të vijojë deri në leximin e votës së fundit të hedhur në kuti nga qytetarët shqiptarë.