Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KQZ-ja thotë se procesi zgjedhor po shkon mbarë, fton qytetarët të qëndrojnë larg incidenteve

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, ka thënë se procesi zgjedhor në Shqipëri po ecën mirë, pavarësisht ndonjë parregullsie të dorës së dytë, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë larg çdo incidenteve të mundshme.

Ai në një konferencë për media në Tiranë, ka bërë me dije se procesi zgjedhor është duke u monitoruar në të gjitha pjesët e Shqipërisë dhe se KQZ është i vendosur të zbatojë Kushtetutën dhe ligjin elektoral.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam këtu që t’u bëj thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg çdo incidenti të mundshëm që ka lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. U bëj thirrje po ashtu institucioneve ligj-zbatuese të ndjekin hap pas hapi dhe të marrin masa paraprake për të garantuar një proces të lirë, të ndershëm dhe transparent”, ka thënë Zguri.

Ai po ashtu u bëri thirrje gjithë liderëve politikë të respektojnë ligjin, pikërisht nenin 77 të Kodit Zgjedhor ku thuhet se heshtja zgjedhore vijon deri në orën e mbylljes së votimit, më saktë në ora 19.00, transmeton kp.

Për më tepër Zguri ka thënë se nuk ka asnjë urdhër të mos lejuar fjalimet e politikanëve shqiptarë, pavarësisht asaj se kush janë ata.

“Procesi relativisht po shkon mirë, madje shumë mirë, por për shkak të disa parregullsive më duhej që në emër të KQZ-së të dilja dhe t’iu kujtoja personave që merren me administrimin e zgjedhjeve që kanë përgjegjësi në detyrën e tyre, se duhet ta kryejnë detyrën me profesionalizëm, duke respektuar ligjin, Kodin Zgjedhor, në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira, të ndershme dhe transparente. Është detyra jonë dhe kjo është ajo që qytetarët presin prej nesh dhe besoj se kështu do të shkojë”, ka thënë Zguri.